Sociale Më shumë

55 procedime para gjykatave për rrezikim të sigurisë së gazetarëve

Prej tvteuta11:31, 15 Maj 2023

Analiza e praktikës gjyqësore të rasteve që përfshijnë kërcënime ndaj sigurisë së gazetarëve në periudhën 2012-2022, e cila është kryer nga Unioni i Mediave të Malit të Zi si pjesë e hulumtimit “Siguria e gazetarëve përmes praktikës gjyqësore 2012-2022”, ka identifikuar 55 procese gjyqësore pranë themeleve dhe gjykatave për kundërvajtje në Mal të Zi, njoftuan nga Sindikata.
Prej këtij numri, 35 lëndë janë zhvilluar (ose janë ende duke u zhvilluar) në gjykatat themelore, ndërsa 20 prej tyre janë ose janë duke u zhvilluar në gjykatat për kundërvajtje.
“Sa i përket gjykatave për kundërvajtje, në dhjetë vitet e fundit, sipas të dhënave të ofruara për ekipin hulumtues, janë iniciuar 20 raste për shkak të rrezikimit të sigurisë së gazetarëve dhe punëtorëve të tjerë të mediave, prej tyre 6 janë aktive. Shumica e lëndëve kanë qenë në Gjykatën për Kundërvajtje në Podgoricë pesë lëndë janë iniciuar në Budva dhe një në Bijelo Polje”, thuhet në njoftim.
Gjithsej 35 lëndë që janë zhvilluar në gjykatat themelore, 29 prej tyre janë përfunduar përfundimisht, ndërsa gjashtë procedura janë ende në vazhdim.

  • 1

    Radio