Aktuale Më shumë

Trafiku nuk u ndal, për shkak të kërcënimeve janë shtuar kontrollet

Prej tvteuta14:55, 13 Maj 2023

Pasi Aeroporti i Podgoricës dhe Aeroporti i Tivatit kanë marrë kërcënime të caktuara përmes telefonit mëngjesin e sotëm pas orës nëntë, kontrollet e sigurisë janë shtuar, njoftuan nga Aeroporti i Malit të Zi.

“Në Podgoricë është kthyer një avion për kontroll shtesë. Mirëpo, për momentin nuk është ndërprerë komunikacioni as në Podgoricë e as në Tivat”, kanë thënë nga Aeroporti i Malit të Zi.

Siç thonë ata, në rast të informacioneve të reja të rëndësishme, AMZ do ta informojë publikun pa vonesë.

“Si një masë paraprake, avioni i Austrian Airlines u ndal në tokë, por pas kontrollit vazhdoi rrugën e tij”, tha menaxhmenti i aeroportit për Portalin RTMZ. Nuk ka pasur mbyllje të aeroportit, thanë ata.

Drejtoria e Policisë ka njoftuar se stafi i Aeroportit të Podgoricës dhe Aeroportit të Tivatit i kanë njoftuar se kanë marrë dy telefonata nga një numër i huaj me përmbajtje kërcënuese në lidhje me sigurinë e avionëve.

Administrata policore, në përputhje me procedurat e përcaktuara, ndërmerr masa dhe veprime në kompetencë të saj, për të cilat publiku do të informohet me kohë”, thuhet në njoftim.

Sipas të dhënave nga ueb-faqja e aeroportit të Podgoricës, mund të shikohet se aeroplanët po funksionojnë pa probleme.

  • 1

    Radio