Aktuale Më shumë

Do të ketë kontrolle të shtuara inspektuese, veçanërisht në bregdet

Prej tvteuta08:54, 11 Maj 2023

Aktualisht, është duke u zhvilluar një plan për mbikëqyrje të zgjeruar inspektuese. Këtë vit do të jenë rreth 60 inspektorë apo edhe më shumë, kështu që jemi të gatshëm ta mirëpresim sezonin, tha Irena Radusinoviq nga Administrata për Çështje të Inspektimit. Inspektorja e Administratës së Sigurisë Ushqimore, Dragana Gërbiq, tha se do të forcohet kontrolli i sigurisë ushqimore në objekte dhe se do të kontrollohet higjiena e procesit dhe kriteret mikrobiologjike për ushqimin me qëllim të ushqimit të sigurt për të gjithë përdoruesit e atyre objekteve.

Radusinoviq, tha se në vitin paraprak janë shënuar mbi 17.700 parregullsi dhe janë shqiptuar mbi 13.200 urdhëra kundërvajtës, që do të thotë se janë shqiptuar rreth 5 milionë euro gjobë.

Grbiq theksoi se në këtë periudhë do të forcohen masat e kontrollit të sigurisë ushqimore në të gjitha objektet.

Higjiena e procesit dhe kriteret mikrobiologjike për ushqimin do të kontrollohen me qëllim të ushqimit të sigurt për përdoruesit e këtyre objekteve.

  • 1

    Radio