Aktuale Më shumë

Popa: Mali i Zi duhet të bëjë përparim në reformat kyçe dhe të ushqejë përkushtimin për të ardhmen e tij në BE

Prej tvteuta08:31, 10 Maj 2023

Ambasadorja e Bashkimit Evropian në Mal të Zi, Oana Kristina Popa, tha se Mali i Zi tani duhet të ushqejë unitetin dhe përkushtimin për të ardhmen e tij në Bashkimin Evropian (BE) dhe përparimin në reformat kryesore.
Këtë e bëri të ditur Papa gjatë fjalimit në pritje në 9 maj, Ditën e Evropës.
“Një vit plot sfida është pas nesh. Ne jemi një brez evropianësh që përballemi me rreziqet më të mëdha të sigurisë, shëndetit dhe ekonomike që nga krijimi i Evropës së bashkuar, 73 vjet më parë”, thuhet në deklaratën e Shtëpisë Evropiane.
Siç tha Popa, ajo ende ndihet krenare për forcën dhe unitetin që kanë treguar evropianët në këto kohë të vështira.

  • 1

    Radio