Aktuale Më shumë

“Mali i Zi mbetet lider në negociatat me BE”

Prej tvteuta12:05, 9 Maj 2023

I dërguari special i Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor, Mirosllav Lajçak, në një intervistë për Hina, tha se Mali i Zi është ende lider në negociatat për Bashkimin Evropian dhe se pret presidentin e sapozgjedhur Jakov Millatoviq dhe qeverinë e re t’i përkushtohen integrimit evropian. “Pres që Mali i Zi të fokusohet më pak tek vetja dhe më shumë në axhendën evropiane. Mali i Zi është ende lider, megjithëse shpejtësia e reformës evropiane është ngadalësuar ndjeshëm. Por është mirë që funksionaliteti i Gjykatës Kushtetuese është rikthyer,” tha Lajçak.

Ai iu referua gjithashtu zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare që e presin Malin e Zi në qershor.

“Unë pres që presidenti dhe qeveria e re të angazhohen plotësisht për integrimin evropian, por atë që dëshiron shumica e banorëve. Mali i Zi ka qenë një faktor stabiliteti në Ballkan për shumë vite, kështu që pres që ai të vazhdojë të luajë atë rol,” tha Lajçak.

Zoran Millaniq, ministër në qeverinë teknike të Malit të Zi, tha në forumin në Delphi se “do të ishte optimale që Mali i Zi të bëhet anëtar në katër vitet e ardhshme”.

 

 

  • 1

    Radio