Aktuale Më shumë

Sot, OKB-ja po shqyrton gjendjen e të drejtave të njeriut në Mal të Zi

Prej tvteuta08:01, 8 Maj 2023

Rishikimi i katërt universal periodik i Kombeve të Bashkuara për gjendjen e të drejtave të njeriut në Mal të Zi do të mbahet sot në Gjenevë.
Këshilltaria e OKB-së për të drejtat e njeriut në Mal të Zi, Anjet Lanting, tha se Rishikimi Periodik Universal (UPR) është një rishikim i gjendjes së të drejtave të njeriut në çdo vend që është anëtar i Kombeve të Bashkuara. Ajo mbahet një herë në katër vjet e gjysmë.
“Shqyrtimi lidhur me Malin e Zi do të mbahet në Këshillin e OKB-së për të Drejtat e Njeriut, në Gjenevë të Zvicrës, të hënën, më 8 maj, nga ora 9 deri në ora 12:30. Delegacioni shtetëror i Malit të Zi udhëhiqet nga Ministri për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave, Fatmir Gjeka dhe anëtarët e saj do të jenë edhe përfaqësues të ministrive, Kuvendit dhe gjyqësorit. Nëntëdhjetë shtete anëtare të OKB-së do të shqyrtojnë progresin dhe sfidat në realizimin e të drejtave të njeriut për të gjithë në Mal të Zi. Ata do të japin rekomandime se si Mali i Zi mund të përparojë më tej, këto rekomandime shërbejnë për të krijuar dhe zbatuar ligje, politika dhe praktikë të reja dhe ekzistuese”, tha Lanting.

  • 1

    Radio