Aktuale Më shumë

Vaksinimi kundër Covid vazhdon, i rekomanduar për grupet më të rrezikuara

Prej tvteuta10:15, 7 Maj 2023

Vaksinimi kundër koronavirusit nuk do të ndalet, edhe pse është shpallur fundi i pandemisë, tha epidemiologia Marija Bozhoviq. Ajo tha se rreth 60 për qind e popullsisë së rritur është imunizuar.
“Vaksinimi do të vazhdojë të jetë i rëndësishëm, veçanërisht për grupet më të rrezikuara – pacientët me sëmundje kronike mbi moshën 60 vjeçare”, tha Bozhoviq dhe vuri në dukje se imunizimet ende rekomandohen për grupet më të prekura.
Me dozën e parë, siç bëri të ditur ajo, u imunizuan rreth 60 për qind e popullsisë së rritur, ose 47 për qind e totalit.
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) shpalli fundin e pandemisë së koronavirusit të premten.

  • 1

    Radio