Aktuale Më shumë

(VIDEO) Dy ulqinakë rrahen brutalisht. Në kërkim sulmuesit nga Podgorica

Prej tvteuta15:28, 2 Maj 2023

Dy qytetarë të Ulqinit me inicialet M. N. (22) dhe M.M (28), kanë pësuar lëndime të rënda fizike pas një sulmi në urën mbi lumin Buna.

Personat në fjalë janë sulmuar natën ndërmjet 30 prillit dhe 1 majit,  është konfirmuar nga policia. Sulmuesit tashmë janë identifikuar dhe bëhet fjalë për A.SH dhe A.L nga Podgorica të cilët janë shpallur në kërkim. Nga Policia thonë se personat n fjalë po kërkohen intesivisht dhe dyshohen për veprën penale të sjelljes së dhunshme dhe shkaktimin e lëndimeve të rënda.

Të lënduarve iu është dhënë ndihma mjekësore. Mësohet se ngjarja ka ndodhur pasi dy automjetet janë takuar në urë dhe askush nuk ka dashur të kthehet për të liruar kalimin.

 

  • 1

    Radio