Aktuale Më shumë

Besim i ulët në partitë politike, i lartë në komunitetet fetare

Prej tvteuta16:39, 28 Prill 2023

Qytetarët e Malit të Zi kanë besimin të ulët në partitë politike, mediat, Qeverinë dhe Kuvendin, dhe besimin më të madh në komunitetet fetare, organizatat joqeveritare, sistemin arsimor dhe shëndetësor, tregon sondazhi i Qendrës për Edukim Qytetardhe agjencisë “Damar”.

Drejtoresha ekzekutive e kësaj organizate joqeveritare, Daliborka Uljareviq tha se besimi në institucionet në Mal të Zi nuk është i lartë dhe se është më i ulët në partitë politike dhe mediat, të cilat gjithnjë e më shumë shihen si të njëanshme. Në krye të listës janë bashkësitë fetare që kanë pasur shkallë të lartë të mobilizimit politik në vitet e fundit”, tha Uljareviq në prezantimin e hulumtimit.

Ajo tha se sistemi i arsimit dhe shëndetësisë mbetet në krye, ndërsa besimi në prokurori po rritet ndërsa tek policia është në rënie. Ajo shtoi se 37.8 për qind e qytetarëve mendojnë se Mali i Zi po ecën në drejtim të mirë ose shumë të mirë, 37.3 në një drejtim të gabuar, ndërsa 25 për qind nuk kanë mendim për këtë çështje. Pyetjes se si i shohin arrestimet e fundit, sipas saj, pak më shumë se një e katërta e qytetarëve janë përgjigjur se sistemi më në fund ka filluar të funksionojë, ndërsa më shumë se një e treta e tyre mendojnë se është mirë, por duhet të presin rezultate konkrete. .

  • 1

    Radio