Aktuale Më shumë

Sulm ndaj një nxënësi në Podgoricë. Shantazhonte shoqen me fotografi private

Prej tvteuta16:36, 28 Prill 2023

Një nxënës i klasës së nëntë i shkollës fillore “Shtampar Makarije” në Podgoricë ka pësuar lëndime të rënda pasi sipas mediave është sulmuar nga prindi i një nxënësje tjetër dhe disa persona të tjerë.

Sipas informacioneve paraprake, djali dyshohet se ka shantazhuar një shoqe të shkollës lidhur me publikimin e fotografive private,  për çka ishte paralajmëruar më herët nga të afërmit e saj, por që nuk ka pasur efekt. Drejtori i shkollës, Novica Gaçeviq, ka thënë për portalin Roditelji.me se ngjarja ka ndodhur në afërsi të oborrit të shkollës, por se ata deri më sot nuk kanë pasur informacione për ndonjë problem mes dy nxënësve.

Pas intervenimit të policisë, pjesëmarrësit në konflikt janë dërguar në Qendrën Spitalore me qëllim që të lënduarit të marrin ndihmën mjekësore. Rasti në fjalë është tjetër incident i radhës në të cilin përfshihen nxënësit e shkollave, pasi dhuna mes bashkëmoshatarëve po vazhdon të jetë një nga problemet kryesore që po kalon vendi, ndërsa përgjigja nga institucionet e sistemi është e pakët dhe jo adekuate për ti bërë ballë këtij fenomeni.

  • 1

    Radio