Pjesëmarrja e skuterëve në trafik duhet të rregullohet me ligj sa më shpejt të jetë e mundur
Prej tvteuta08:23, 20 Prill 2023
Lëvizja e skuterëve duhet të rregullohet sa më shpejt me Aktin e Sigurisë në Trafikun Rrugor, tha Stefan Bulatoviq nga organizata joqeveritare Biciklo.me.
Vitin e kaluar kanë ndodhur shtatë aksidente trafiku me skuterë elektrikë ku ka mbetur i vdekur një i mitur, ndërsa shtatë persona kanë pësuar lëndime të rënda. Këto janë të dhënat e raportuara për gjendjen e sigurisë rrugore në Mal të Zi për vitin 2022.
“Me rritjen e numrit të përdoruesve, rritet edhe numri i situatave të rrezikshme, përfshirë aksidentet, të cilat ndonjëherë mund të jenë fatale”, tha Bulatoviq.
Drejtoria e Policisë ka njoftuar se Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) planifikon që në periudhën e ardhshme të ndryshojë Ligjin e përmendur, me qëllim të përcaktimit të kushteve dhe mënyrës së përdorimit të skuterëve elektrikë.