Aktuale Më shumë

Pa rrymë dhe ujë në prag të Bajramit- Reagim i grupit të qytetarëve nga Ana e Malit

Prej tvteuta11:30, 19 Prill 2023

Ditën e djeshme me datë 18.04.2023 e gjithë zona e Anës së Malit ka qenë pa rrymë elektrike për më shumë se 12 orë. Poashtu si rezultat i mungesës së rrymës, e gjithë zona ka qenë edhe pa furnizim me ujë të pishëm. Problemi dhe shqetësimi nuk konsiston dhe aqë në këtë çështje sepse jemi aq të vetëdijshëm që prishjet edhe ndodhin, por problem qëndron aty se për një kohë të gjatë dhe vite të tëra kjo kompani e cila shpërndan rrymën elektrike, çdo vit me rradhë mu në prag të festës së Bajramit e përsërit këtë veprim të pakëndshëm dhe pa pikë ndërgjegje.

Poashtu edhe për ditën e sotme (19.04.2023) kanë  lajmëruar që do të ketë shkëputje.

Kompania që furnizon me energji elektrike duhet të jetë në shërbim të popullit dhe duhet ti ketë parasysh të gjitha rrethanat, prandaj kjo ngjarje na çon të mendojmë se kësi lloj veprimesh janë të qëllimshme.

Grupi I qytetarëve nga Ana e Malit

  • 1

    Radio