Aktuale Më shumë

Ministri Dukaj në Lituani – vizitë në Ministrinë e Mbrojtjes Kombëtare

Prej tvteuta07:50, 18 Prill 2023

Zëvendësministrja e Mbrojtjes Kombëtare, Greta Monika Tučkutė, dhe drejtori i Qendrës Kombëtare për Sigurinë Kibernetike në Ministrinë e Mbrojtjes Kombëtare Liudas Ališauskas, së bashku me kolegët e tyre pritën në selinë e Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare, Ministri i Administratës Publike, Marash Dukaj, me delegacion. Në takim, bashkëbiseduesit prezantuan funksionimin e qëndrueshmërisë kibernetike të shteteve, shkëmbyen përvoja dhe diskutuan mënyrat për përmirësimin e bashkëpunimit ndërmjet Lituanisë dhe Malit të Zi për sa i përket qëndrueshmërisë kombëtare kibernetike të dy vendeve. Ministri Dukaj iu referua sulmeve kibernetike të gushtit në infrastrukturën informative të Qeverisë. Ai theksoi se Mali i Zi që në fillim të përballjes me sulmin kibernetik dhe pasojat e tij, ka pasur mbështetje vetëmohuese dhe të gjithanshme nga partnerët ndërkombëtarë, veçanërisht nga vendet anëtare të NATO-s.

Dukaj i kushtoi vëmendje të veçantë njohjes së bashkëbiseduesve me formimin e një agjencie të posaçme shtetërore për sigurinë kibernetike, si dhe me aktivitetet e ndërmarra nga NJQM për themelimin e agjencisë dhe funksionimin e saj.

  • 1

    Radio