Aktuale Më shumë

Gjithnjë e më shumë të huaj punojnë pa leje: Së shpejti do të bëhen inspektime në zyrat dentare në Mal të Zi

Prej tvteuta07:48, 18 Prill 2023

Inspektorët e Drejtorisë për Çështje të Inspektimit në bashkëpunim me Odën Stomatologjike të Malit të Zi në periudhën e ardhshme do të kontrollojnë ambulancat për të kuptuar se sa persona në vendin tonë kryejnë punën e stomatologëve pa licencë dhe ky numër nuk është i papërfillshëm, tha kryetari i asaj organizate profesionale Vladimir Jovetiq.

Jovetiq ka bërë të ditur se kohëve të fundit në Mal të Zi ka gjithnjë e më shumë njerëz që sipas njohurive të tij bëjnë biznes pa dokumentin e lëshuar nga Oda Stomatologjike, kështu që njohuritë dhe ekspertiza e tyre janë të dyshimta.

Ai thotë se nuk do t’ia mohojë askujt të drejtën për punë, por se duhet të plotësohen disa kushte dhe të respektohen.

Inspektorët, siç shprehet ai, kanë një kufizim, sepse nuk lejohen të kontrollojnë pronat private, dhe ka shumë operacione që hapen nëpër banesa.

  • 1

    Radio