Aktuale Më shumë

Sulmi ndaj të rinjëve nga Sarajeva: Arrestohet edhe dhunuesi i pestë

Prej tvteuta17:27, 17 Prill 2023

Një grup të rinjsh në Tivar kanë sulmuar në mbrëmjen e të shtunës dy sportistë të Klubit Atletik të Sarajevës, të cilët kishin ardhur në Mal të Zi për stërvitje. Sulmi ndodhi në vendbanimin e Shushanj, afër banesës ku atletët ishin të sistemuar. Prokurori ka urdhëruar policinë që në procedurë të rregullt të bëjë kallëzim ndaj dy pesëmbëdhjetëvjeçarëve dhe dy shtatëmbëdhjetëvjeçarëve për sulm ndaj të miturve nga Sarajeva. Më pas u identifikua edhe personi i pestë, Bozhidar Kallugjeroviq, 18 vjeç, i cili u arrestua.

Të miturit nga Sarajeva për shkak të lëndimeve të pësuara u trajtuan në Spitalin e Përgjithshëm në Tivar.Njëri prej tyre ka pësuar dëmtime të rënda fizike në formë të thyerjes së hundës dhe nofullës, për çka është transportuar në Qendrën Spitalore të Malit të Zi për trajtim të mëtejshëm. Ngjarja ka ngjallur reagimin e pothujase të gjithë institucioneve relevante dhe figurave politike, të cilët e dënuan aktin e ndodhur, dhe u bënë thirrje organeve kompetente që ta hetojnë çështje deri në fund.

“Për ngjarjen është njoftuar prokurori për të mitur në Prokurorinë Themelore të Shtetit në Tivar, me urdhër të të cilit do të ngrihet kallëzim penal kundër të miturve për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale të sjelljes së dhunshme në lidhje me veprën penale të lëndimeve të rënda fizike”, ka thënë ministri i punëve të brendshme, Filip Axhiq. Ai theksoi se lufta kundër dhunës ndërmjet të miturve në Mal të Zi, e cila është bërë problem kohët e fundit, do të jetë prioritet i punës së tyre.

  • 1

    Radio