Aktuale Më shumë

Vend parkim falas, por jo më shumë se një orë qëndrimi

Prej tvteuta18:31, 14 Prill 2023

Ndermarrja  publike Parkim Shërbimi në Ulqin së fundmi kanë lajmëruar  se nga dt 12.04.2023 .vend parkimet para shtëpisë së shëndetit, rruga “Nënë Tereza” do të jenë falas për afatin kohor deri në 1 orë.

Po ashtu nga kjo ndërmarrje lajmërojnë qytetarët që ky vendim është marrë për shkak të pozicionit të këtyre vend parkimeve para shtëpisë së shëndetit dhe lusin qytetarët që të kenë konsideratë për shfrytëzimin e tyre vetem në raste ku nuk ka vend tjetër parkimi.

Në rast të tejkalimit të kohës së lejuar të parkimit, mjeti special “merimangë” do të largojë makinat me lëshimin e urdhrit për pagesën e gjobës.

Se si do funksionoj ky shërbim , si dhe risit të tjera që do ndërmirren nga kjo ndërmarrje publike , do i mësojmë nga drejtori  i kësaj ndërmarrje z.Amil Grboviq

Më shumë rreth kësaj  në emisionin “Kronika e Ulqinit”, të Premtën në orën 20:30

  • 1

    Radio