Aktuale Më shumë

Axhiq: Ne presim një valë ndryshimesh në shefat e departamenteve , po japim kontribut shtesë në luftën kundër krimit

Prej tvteuta07:58, 14 Prill 2023

Ministri i Punëve të Brendshme, Filip Axhiq, tha se tani presim një “valë ndryshimesh” për shefat e departamenteve të qendrave duke thënë se në ato pozita “do të ketë njerëz që janë të gatshëm të japin më tepër kontribut kur bëhet fjalë për luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”.
Nëse dikush do të besonte, thotë Axhiq, se “diçka që është krijuar për 30 vjet si kështjellë e krimit të organizuar” mund të shkatërrohet në gjysmë ose një mandat, “atëherë ai person gabon ose nuk është i informuar mirë”.
Axhiq tha se tashmë kanë bërë disa ndryshime sa i përket drejtorit të Administratës së Policisë dhe ndihmës drejtorëve.

  • 1

    Radio