Aktuale Më shumë

Sot seancat kontrolluese të Abazoviqit, Axhiqit, Novoviqit…

Prej tvteuta07:58, 13 Prill 2023

Komisioni Parlamentar për Sigurinë dhe Mbrojtjen sot do të zhvillojë seancën kontrolluese të përfaqësuesve të Qeverisë, prokurorisë, policisë dhe Agjencisë së Sigurisë Kombëtare (AKB), lidhur me ngjarjet në sektorin e sigurisë.

Siç thuhet në mbledhjen e seancës, ai trup parlamentar do të dëgjojë kryeministrin Dritan Abazoviq, ministrin e Punëve të Brendshme Filip Axhiq, kryeprokurorin special Vladimir Novoviq dhe shefin e Departamentit të Policisë Speciale Predrag Shukoviq.

Në seancë do të dëgjohen ish-drejtori i Administratës së Policisë, Zoran Brgjanin, ushtruesi i detyrës së drejtorit të Agjencisë për Siguri Kombëtare, Boris Miliq dhe koordinatori i Byrosë për Koordinim Operativ të Autoriteteve të Sektorit të Inteligjencës dhe Sigurisë, Marko Kovaç.

  • 1

    Radio