Aktuale Më shumë

Gjukanoviq fali 11 të dënuar, refuzoi 41 kërkesa për amnisti

Prej tvteuta07:56, 13 Prill 2023

Në vitin 2022, Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, fali 11 persona të dënuar dhe refuzoi 41 kërkesa për amnisti. Këtë e tregojnë të dhënat e publikuara në faqen e presidentit të vendit. Avokati Veselin Raduloviq tha për Portalin RTMZ se vendimet për falje që merr presidenti duhet të sqarohen në detaje dhe t’i vihen në dispozicion publikut, sepse qytetarët kanë të drejtë të dinë për cilat krime, për cilën kategori personash dhe për çfarë arsye presidenti fal.

Në bazë të Ligjit për falje, Gjukanoviq ka shpallur numrin e vendimeve për falje dhe strukturën e vendimeve për veprat penale për vitin 2022.

  • 1

    Radio