Aktuale Më shumë

Identifikohet personi i vrarë në periferi të Podgoricës

Prej tvteuta14:22, 9 Prill 2023

Ngjarja e djeshme e një personi të vrarë e më pas të ndezur në periferi të Podgoricës, tronditi opinionin publik të Malit të Zi.

Edhe pse vrasësi ose vrasësit ishin munduar të zhdukin gjurmët, duket se hetuesit kanë arritur të gjejnë elemente që mund të ndihmojnë në zbardhjen e ngjarjes. Sipas mediave, është bërë i mundur edhe identifikimi i viktimës, por emri, përveç inicialeve, nuk është bërë i njohur. Sipas njoftimeve, identifikimi është kryer nga të afërmit dhe bëhet fjalë për një person të moshës 23 vjeçare i cili ishte i afërt me klanin kriminal “Shkaljari”.

Trupi i viktimës u zbulua ditën e djeshme nga një vendas gjatë vizitës në pronën e tij në atë zonë.

  • 1

    Radio