Aktuale Më shumë

Filipaj: Të ofrohemi më shumë me njëri tjetrin (VIDEO)

Prej tvteuta11:19, 9 Prill 2023

Festa e Pashkëve katolike që shënon ditën e ringjalljes së Jezu Krishtit, është një festë e lëvizshme, që do të thotë se nuk ndodh në të njëjtën datë çdo vit. Pashkët llogaritet në bazë të fazave të hënës dhe ardhjes së pranverës. Këtë vit data 9 prill shënon edhe ditën e parë të festës. Për të folur për këtë festë të rëndësishme dhe për të mësuar diçka më tepër rreth saj, në studio të emisionit “Ditë e Re” ishte don Simon Filipaj i cili të gjithë besimtarët i uroj për këtë ditë të rëndësishme për to.
“Të ofrohemi më shumë me njëri tjetrin, të duam njëri tjetrin në mënyrë të veçantë, e njëkohësisht të ofrohena me Zotin. Të lutemi dhe ti falenderohemi Zotit në mënyrë që të kemi harmoni, paqe dhe dashuri në shoqëri në të cilën jetojmë” uron Filipaj.

  • 1

    Radio