Sociale Më shumë

Në kishën e katolike në Shtoj u mbajt mesha e Treditëshit të Pashkëve që shënon fillimin e misterit të mundimeve vdekjes e ngjalljes së Jezu Krishtit

Prej tvteuta18:15, 7 Prill 2023

“E Enjtja e Madhe, – sipas Kishës Katolike, –  karakterizohet pikërisht nga Darka e Mbrame, themelimi i Eukaristisë dhe i meshtarisë. Me thyrjen e bukës e me verën, Krishti paralajmëron flijimin e tij për gjithë njerëzit, kalimin nga kjo botë tek Ati Qiellor. Ai është Qingji i Pashkëve, gati për t’u flijuar.

Në Egjipt, populli i lashtë i Izraelit kremtoi pashkët e tij të para: me gjakun e qingjit shpëtoi e u lirua nga zgjedha e faraonit.

Në Jeruzalem, Izraeli i ri kremton Pashkët e reja: me gjakun e Krishtit lirohet nga një zgjedhë edhe më e rëndë, ajo e Djallit, e mëkatit dhe e vdekjes.

Kur mbërrin ora e Tij, Jezusi ia dorëzon veten Atit Qiellor dhe të vetëve. Buka e Vera janë shenjat e një dashurie, që shtyhet deri në ekstrem.

Ngjarjet e Treditëshit të Pashkëve

Ngjarjet e Treditëshit të Pashkëve i nxisin të krishterët, sipas shembullit të Jezu Krishtit, të bëhen apostuj të paqes në një botë shpesh të dhunshme e të paaftë për të falur e për të dashur.

Me të Enjten e Madhe e të Shenjtë, e njohur edhe si e Enjtja e Mistereve, filloi Treditëshi i Pashkëve, që arrin kulmin në vigjiljen, natën e Pashkëve dhe pastaj përfundon me Mbrëmësoren e dytë të së Dielës së Ngjalljes së Krishtit, të Dielën e Pashkëve.

Kremtimin e kësaj liturgjie e kryesoi imzot Palush Gjinaj

  • 1

    Radio