Aktuale Më shumë

Vitin e kaluar, zyrtarët morën 171 dhurata protokollare

Prej tvteuta07:54, 6 Prill 2023

Dhurata më e shtrenjtë e pranuar nga një zyrtar publik në vitin 2021, iu dorëzua kryetarit të atëhershëm të Kuvendit Aleksa Beçiq – një kamë në këllëf druri në vlerë prej 1500 euro, tregoi raporti për punën e Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit për vitin 2022. Këtë dhuratë Beçiq e ka marrë nga kryetari i Komisionit për Bashkëpunim Ndërparlamentar të Parlamentit të Republikës së Indonezisë, Fadil Zona.
Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviq ka raportuar për më së shumti dhurata gjatë vitit të kaluar – 55 dhurata zyrtare dhe 16 dhurata speciale.
Raporti tregon se zyrtarët vitin e kaluar kanë marrë 171 dhurata protokollare.
“Fjala është për dhuratat që kanë marrë zyrtarët publikë gjatë takimeve ndërkombëtare dhe të cilat pavarësisht nga vlera e tyre mbeten gjithmonë pronë shtetërore. Raportohet se janë 24 dhurata përkujtimore me vlerë deri në 50 euro dhe tetë dhurata që nuk mund të refuzohen e as të kthehen” është e specifikuar në dokument.
Autoritetet janë të obliguara që dhuratat e pranuara nga zyrtarët t’i raportojnë në Agjenci, por edhe ta informojnë këtë autoritet shtetëror për sponsorizimet dhe donacionet e marra dhe t’i dorëzojnë deri në fund të muajit mars të vitit aktual, për vitin paraprak.

  • 1

    Radio