Aktuale Më shumë

Dyshohet për keqpërdorime të mëdha në punësimin e personave me aftësi të kufizuara

Prej tvteuta19:06, 4 Prill 2023

Enti për Punësim dhe Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale dyshojnë se po bëhen keqpërdorime të mëdha në pagesën e subvencioneve nga Fondi për Rehabilitimin Profesional dhe Punësimin e Personave me Aftësi të Kufizuara, të cilat çuan në falimentimin e Fondit dhe shkaktuan dëm prej disa miliona euro..

Sipas Ligjit për Rehabilitimin Profesional dhe Punësimin e Personave me Aftësi të Kufizuara nga ky Fond, punëdhënësve që punësojnë persona me aftësi të kufizuara  u paguhen deri në 75 për qind të pagës bruto për të cilën është regjistruar ai person. Ligji nuk kufizon shumën e fitimeve që mund të subvencionohen ose shumën totale që mund të subvencionohet. Një pjesë e punëdhënësve dhe personave me aftësi të kufizuara e kanë vërejtur këtë boshllëk ligjor, ndaj kanë filluar të regjistrojnë persona të punësuar me aftësi të kufizuara për paga të larta deri në disa mijëra euro, ndërsa rekord përbën paga mujore prej 8,456 euro.

Janë regjistruar edhe raste të personave me aftësi të kufizuara që kanë krijuar kompanitë e tyre ku punësohen me paga anormalisht të larta dhe pothuajse të ardhurat e tyre të vetme janë subvencionet nga shteti. Në vitin 2017 numri i punëdhënësve që kërkuan subvencione të tilla ishte 214, ndërsa në fund të vitit të kaluar ishin 1727, që është një rritje prej 807 për qind në pesë vjet. Numri i personave me aftësi të kufizuara për të cilët paguhet subvencioni është rritur nga 319 në 2970.

  • 1

    Radio