Tërmet në Bosnje dhe Hercegovinë
Prej tvteuta21:49, 2 Dhjetor 2022
Një tërmet me magnitudë prej 4.4 shkallësh Rihter ka goditur jugun e Bosnje-Hercegovinës rreth orës 21:00.
Siç raportohet epiqendra e tërmetit ishte 38 kilometra nga Mostari afër Studencit.
Tërmeti që goditi Bosnjën dhe Hercegovinën u ndje edhe në Kroaci. Për momentin nuk ka raportime për dëme.
Tërmeti është ndjerë edhe në Mal të Zi.
#Earthquake (#zemljotres) confirmed by seismic data.⚠Preliminary info: M5.1 || 20 km E of #Stolac (Bosnia & Herzegovina) || 4 min ago (local time 21:05:07). Follow the thread for the updates👇 pic.twitter.com/NHNeTTQUY0
— EMSC (@LastQuake) December 2, 2022