Vuçiq takim urgjent me serbët e Kosovës
Prej tvteuta17:17, 22 Nëntor 2022
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq u drejtoi një kërkesë nga përfaqësuesit politikë të serbëve në Kosovë pas dështimit të biedimeve me Albin Kurtin në Bruksel, duke u thënë se ata duhet të ruajnë paqen dhe stabilitetin.
Vuçiq u takua me urgjencë përfaqësuesit serbë mëngjesin e së martës pasi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, shtyu zbatimin e fazës së dytë të vendimit për targat ilegale serbe me 48 orë.
Ai deklaron në një postim në llogarinë e tij në Instagram se Serbia do t’i përgjigjemi arrogancës së Kosovës si njerëz të denjë”.
“Jam i sigurt se si komb do të tregojmë pjekuri dhe se do të ruajmë vatrat tona”, ka thënë Vuçiq në një video të publikuar në profilin e tij në Instagram.
Para shtyrjes së vendimit, Policia e Kosovës planifikonte që vendimi për gjobat të zbatohej duke nisur nga mëngjesi i së martës.
Vucic raportohet se ka insistuar gjatë bisedimeve më Kurtin për targa neutrale në Veri Kosovës por një sërë propozimesh të BE nuk u pranuan nga Kurti dukë bërë që bisedimet të vazhdojnë.
Si pasojë e tensioneve të ngritura, serbët e veriut të Kosovës kanë paralajmëruar se do të kundërshtojnë e gjobave nga autoritetet e Kosovës.