Kupa e Botës, ndeshjet që pritet të zhvillohen sot
Prej tvteuta10:46, 22 Nëntor 2022
Sot është dita e tretë prej se ka nisur Kampionati Botëror i futbollit.
Gjatë ditës së sotme priten të zhvillohen katër ndeshje, shkruan Klan Kosova.
Ndeshja e parë fillon në orën 11:00 ndërmjet Argjentinës dhe Arabisë Saudite.
Në orën 14:00 ndeshet Danimarka me Tunizinë.
Pastaj në orën 17:00, ndeshet Meksika me Poloninë.
Ndërsa në orën 20:00 përballet Franca me Australinë.