Ndeshje miqësore në Ulqin K.B.”Shkrlevo” vs K.B.”Sutjeska”
Prej tvteuta20:02, 23 Shtator 2022
Klubi i basketbollit “Shkrlevo” i ligës së parë kroate po qëndron në Ulqin në ditët në vijim për përgatitjet përfundimtare. Të mërkurën luajtën ndeshje miqësore, me skuadrën e ligës së parë malazeze “Sutjeska”.
Klubi i basketbollit “Sutjeska” nga Nikshiqi ishin bindshëm më të mirë , të cilët në pjesen e parë e mbylen rrezulltatin 47 me 32.
Pjesa e dytë filloi përseri me dominim të lojës nga basketbollistët e “Sujeskes” të cilët arriten ta perfundonin ndeshjen me rrezulltatin 89 me 57.
Më të dalluarit në klubin e “Sutjeskes” ishin Koprivica i cili shënoi 18 pikë ,i ndjekur nga Bojiq 15, ndërsa Tomasheviq 10, Vuçkoviq 10, Luzhaiq 10 pikë.