Bautista Agut infektohet me virus, tërhiqet nga “Wimbledoni”
Prej tvteuta15:54, 30 Qershor 2022
Roberto Bautista Agut është tërhequr nga turneu i “Wimbledonit” për shkak se ka rezultuar pozitiv në testin për Covid-19.
Spanjolli që ishte bartës i 17-të i garës u desh të luante të enjten kundër Daniel Elahi Galan të Kolumbisë, në raundin e dytë të turneut në bar.
“Jam pozitiv me Covid-19. Për fat të mirë, simptomat nuk janë edhe shumë të forta, por mendoj se është vendimi më i mirë”, ka shkruar Bautista Agut në “Twitter”.
Trajneri i tenistit spanjoll, Tomas Carbonell, ka shkruar se tërheqja nga gara është bërë për t’i respektuar kolegët dhe garën në përgjithësi.