Aktuale Më shumë

Arrestohen dy persona për trafikim qeniesh njerëzore

Prej tvteuta14:55, 10 Qershor 2022

Policia e Podgoricës arrestoi Z.H. (47) dhe H.T. (23), të dy nga ky qytet, nën dyshimin se kanë kryer veprën penale të trafikimit të qenieve njerëzore në dëm të tre fëmijëve të mitur nga dy deri në pesë vjeç.

“Dyshohet se nga fillimi i vitit e deri më 18 maj 2022, në vazhdimësi kanë përdorur nipërit e tyre të mitur, përkatësisht fëmijët e mitur, për punë të detyruar dhe lypje, duke përdorur forcë dhe kërcënime.Të dyshuarit i kanë sjellë fëmijët para derës së hyrjes së një marketi, ku fëmijët kanë kërkuar para nga klientët dhe kalimtarët dhe më pas paratë e grumbulluara ua kanë dorëzuar të dyshuarve të cilët i kanë shpenzuar për nevoja personale”, thuhet në njoftim.

Z.H. dhe H.T. me kallëzim penal janë dërguar në prokurori të shtetit në Prokurorinë e Lartë të Shtetit në Podgoricë.

  • 1

    Radio