Aktuale Më shumë

Millosh Medenicës i caktohet paraburgimi deri në 30 ditë

Prej tvteuta09:38, 28 Maj 2022

Gjykatësja hetuese Suzana Mugosha ia ka caktuar paraburgimin deri në 30 ditë djalit të ish kryetares së Gjyqit Suprem Vesna Medenica , Millosh Medenicës. Ai mëngjesin e së premtes  ishte shoqëruar në seancë dëgjimore tek gjykatësja Mugosha.

Të përkujtojmë se Medenica është arrestuar para disa ditësh në aeroportin e Podgoricës pasi që nga Beogradi aterroi në aeroportin Gollubovci. Të thekjsojmë se Gjyqi i lartë me 5 maj ka sjell dekretin për shpalljen e pfletarrestit nacional për Medenicën , i cili akuzohet për formimin e organizatës kriminale për kontrabandë me cigare, narkotik por edhe për ndikim të paligjshëm me rastin e marrjes së vendimeve në proceset gjyqësore , është kumtuar nga Gjyqi i lartë.

Portali Libertas Press ka publikuar transkripte të bisedës të cilat Europol ia ka postuar policisë së Malit të Zi dhe të cilat gjoja pohojnë se Medenica është marr me kontrabandën e cigareve dhe tregëtinë e drogës. Sipas shkrimit të portalit Millosh Medenica këtë kontrabandë e ka realizuar me ndihmën e policit Darko Lllalloviq i cili është arrestuar me 15 dhjetor të vitit të kaluar dhe akoma gjendet në paraburgim.

  • 1

    Radio