Aktuale Më shumë

Rritet niveli i mbrojtjes për Vlladimir Novoviq dhe Olivera Llakiq

Prej tvteuta14:38, 7 Maj 2022

Ministri i Punëve të Brendshme, Filip Axhiq, ka bërë të ditur se është rritur niveli i mbrojtjes së kryeprokurorit special Vlladimir Novoviq dhe drejtoreshës dhe kryeredaktores së portalit Libertas Press, Olivera Llakiq.

“Pas konsultimeve me drejtorin e Drejtorisë së Policisë, Zoran Brgjanin, vendosëm të rrisim nivelin e mbrojtjes sipas vendit të lëvizjes dhe vendbanimit të kryeprokurorit special Vlladimir Novoviq, si dhe drejtoreshës dhe kryeredaktores së portalit Libertas Press, Olivera Llakiq”, deklaroi ministri i Punëve të Brendshme, Filip Axhiq.

Axhiq thekson se Ministria e Punëve të Brendshme me vendosmëri dhe me të gjitha kapacitetet e saj do të ngrihet në mbrojtje të të gjithë atyre që kontribuojnë në luftën kundër krimit të organizuar, sundimin e ligjit dhe rrugën e përshpejtuar drejt BE-së.

  • 1

    Radio