Aktuale Më shumë

Petar Knezheviq u mor në pyetje, pretendon se regjistrimi është i montuar

Prej tvteuta15:09, 4 Maj 2022

Në Departamentin Special të Policisë (SPO) është marrë në pyetje ndihmëskomandanti i Njësisë Antiterroriste (PTJ) Petar Knezheviq. Siç mësojhet gjatë marrjes në pyetje, Knezheviq ka mohuar gjithçka për të cilën akuzohet, në lidhje me regjistrimin audio të ngjarjeve në Cetinë nga 4 dhe 5 shtator të vitit të kaluar.

Medojeviq tha gjithashtu për Dan se Knezheviq pretendoi gjatë marrjes në pyetje se bëhet fjalë për një regjistrim të  montuar.

Medojeviq tha për TVMZ se Knezheviq gjatë marrjes në pyetje ka pretednuar se bëhet fjalë për një regjistrim që ishte montuar për ta kompromentuar atë dhe mohoi gjithçka për të cilën akuzohej.

Kujtojmë se Prokuroria Speciale e Shtetit më herët ka lëshuar urdhër që Knezheviq të dëgjohet mbi rastin e audio-inçizimit të publikuar ku rrëfen ngjarjet nga Cetina në fillim të shtatorit, kur u përurua Mitropoliti Joanikije.

Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviq tha më herët se ai nuk donte që afera rreth regjistrimit të Knezeviqit të mbulonte aferën me ish-kryetaren e Gjykatës së Lartë Vesna Medenica.

 

  • 1

    Radio