Aktuale Më shumë

Akuzat për raportin për bombë në godinën e Presidentit të Malit të Zi janë të pasakta

Prej tvteuta13:27, 27 Prill 2022

Kabineti i Presidentit të Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, ka dematuar informacionin se në emailin e tyre është dërguar një raport për një mjet shpërthyes.

“Në lidhje me informacionin se në postën e Kabinetit të Presidentit të Malit të Zi është dërguar mesazh për një mjet të mundshëm shpërthyes në ndërtesën e Presidentit të Malit të Zi, informojmë opinionin se këto pretendime janë të pasakta dhe se aktivitetet në Zyrën e Presidentit po zhvillohen si zakonisht”, thuhet në njoftim.

Për informacione të mëtejshme, siç shtuan ata, në ngarkim është Drejtoria e Policisë.

Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, më herët sot u ka bërë thirrje organeve kompetente shtetërore që të reagojnë urgjentisht ndaj raportimeve të fundit për vendosjen e mjeteve shpërthyese në institucionet arsimore dhe të tjera.

Siguria e fëmijëve, si kategoria më vulnerabël e shoqërisë dhe të të gjithë qytetarëve, duhet të jetë prioritet absolut i shtetit dhe i çdo individi, tha ai.

“Nuk duhet të lejojmë që procesi më i rëndësishëm i një shoqërie siç është arsimi, por i përballur me probleme në funksionim dhe një pandemi, të vuajë për shkak të atyre që synojnë të provokojnë emergjenca dhe të destabilizojnë vendin përpara zgjedhjes së një qeverie të re, në prag të sezonit turistik”, tha Gjukanoviq.

Ndaj ai edhe një herë bëri thirrje për veprim urgjent për ndriçimin e këtyre situatave fatkeqe dhe gjetjen e autorëve, organizatorëve dhe autorëve të këtyre akteve.

  • 1

    Radio