Aktuale Më shumë

Në kishën katedrale të Tivarit u shënua e Enjtja e Shenjtë

Prej tvteuta12:00, 15 Prill 2022

Në kishën katedrale të Tivarit dje u organizua e Enjtja e Shenjtë, dita në të cilën krishterët përkujtojnë Darkën e Fundit të Krishtit, e cila bie gjithmonë tri ditë përpara Ditës së Pashkëve.

Tema kryesore e ditës ishte vetë darka, për të cilën Krishti porositi që Pashka e Dhiatës së Re të hahej ne kujtim të tij.Gjithashtu, në shërbesat e kësaj dite kujtohet tradhëtia e Judës dhe larja e këmbëve të nxënësve.

Në kishat katedrale është zakoni që peshkopi bën larjen e këmbëve në një ceremoni të veçant mbas Meshës. Ungjilli në Meshën Hyjnore përbëhet nga një kombinim i të gjithë tregimeve të ungjillorëve për të njëjten ngjarje. Himnet dhe leximet e ditës i referohen të njëjtit mister qendror.

Më shumë rreth këtij aktiviteti , mundëni ta ndiqni në emisionin “Kronika e Ulqinit”, të premtën në orën 20:30.

  • 1

    Radio