Covid 19 në Mal të Zi:127 raste, 6 në Ulqin
Prej tvteuta16:19, 22 Mars 2022
Në Mal të Zi sot janë regjistruar 127 raste të reja me Covid 19, ndërsa viktima nuk ka pasur, njoftohet nga ISHP.
Numri më i madh i infeksioneve u regjistrua në Podgoricë 35, Plevlja 30, Tivar 12, ndërsa në Ulqin 6 raste.
Gjatë kësaj kohe janë shëruar 104 persona, ndërsa rastet aktive janë 734, nga të cilët 19 në komunën e Ulqinit.