Covid 19 në Mal të Zi: 200 të infektuar, 2 vdekje
Prej tvteuta17:03, 24 Shkurt 2022
Në Mal të Zi sot janë regjistruar 200 raste të reja me Covid 19, ndërsa 2 persona e kanë humbur jetën.
Numri më i madh i infeksioneve u regjistrua në Podgoricë 71, Tivar 22, Nikshiq 21 , ndërsa në Ulqin 9 raste.
Gjatë kësaj kohe janë shëruar 389 persona, rastet aktive janë 1880, nga të cilët 131 në komunën e Ulqinit.