Takim i hapur me studiuesin dhe shkrimtarin Agim Baçi
Prej tvteuta14:23, 16 Shkurt 2022
Këshilli Kombëtarë i Shqiptarëve në Mal të Zi organizoi në Librarinë “Ulqini” takim të hapur me studiuesin dhe Shkrimtarin Agim Baçi. Temë e këtij takimi ishte – Efektet e leximit në ndërgjegjësimin kombëtar e social. Baçi ka pothuajse tre dekada që merret me median ndërsa profesioni i tij si kritik letrar ka ngjallur gjithmonë interes. Në këtë takim i cili ishte një bashkëbisedim me të gjithë të pranishmit Baçi shprehu kënaqësin e tij për praninë në Ulqin por edhe shprehu shqetësimet e tija në lidhje me ruajtjen e gjuhës dhe mungesën e një përkrahje më të madhe nga ana e Shqipërisë dhe Kosovës për shqiptarët në Mal të Zi.
Më të rrezikuar aktualish sipaç Baçit janë Biblotekat dhe muzet.
Drejtor i Librarisë “Ulqini”, Bledar Doda tha se këto takime janë një qasje tjetër e Librarisë me shpresën se në të ardhëm ky ambient do të jetë vendtakim i shumë shkrimtarëve me lexuesit.