Rajoni/Bota Më shumë

90% e votave të numëruara: Kryeson koalicioni i PDK, VV surprizon

Prej tvteuta10:11, 12 Qershor 2017

Pasi janë numëruar mbi 90% e votave të zgjedhjeve të djeshme në Kosovë, koalicioni i madh PDK, AAK, NISMA ka fituar deri tani 34, 66% të votave, shumë më pak se nga çka ishte pritur , kurse surpriza është Lëvizja Vetëvendosja e cila pozicionohet si e dyta me 26,57%, e ndjekur nga koalicioni i LDK-së me 25,83%.

Partitë e tjera kanë marrë së bashku rreth 10% të votave.  Rezultati i deritanishëm do të thotë se koalicioni i madh i PDK-së me kandidatin Ramush Haradinaj si kryeministër, do të ketë nevojë të gjejë partner koalicioni për të formuar Qeverinë.

Në zgjedhje janë evidentuar edhe një numër i madh i fletëve të pavlefshme të votimit, të cilat përbëjnë mbi 7% të numrit total.

  • album-art

    00:00
  • 1

    Radio