Aktuale Më shumë

49 raste për falsifikim të nënshkrimeve të qytetarëve

Prej tvteuta09:24, 16 Prill 2023

Prokuroria Themelore e Shtetit në Podgoricë ka hapur 49 raste për falsifikim të nënshkrimeve të qytetarëve dhe keqpërdorime në fushatën parazgjedhore, dhe në njërën prej tyre është dëgjuar kandidati për president Jovan Raduloviq Jodžir.

Kështu janë përgjigjur për Vijesti nga institucioni i drejtuar nga Dushko Milanoviq.

Raduloviq mori pjesë në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale më 19 mars. Më pas, disa qytetarë mohuan publikisht se e mbështesnin kandidaturën e Raduloviqit, duke deklaruar se nënshkrimet e tyre ishin të falsifikuara. Disa raportime kanë mbërritur edhe për Daniloviq dhe Vuksanoviq Stankoviq.

Çdo kandidat presidencial, për të marrë pjesë në zgjedhje, duhej të mblidhte të paktën 8101 nënshkrime të votuesve për mbështetje.

  • 1

    Radio