Aktuale Më shumë

32% e qytetarëve nuk besojnë se zgjedhjet në Mal të Zi janë të lira

Prej tvteuta18:44, 27 Nëntor 2021

Një pjesë e konsiderueshme e qytetarëve të Malit të Zi, apo rreth 32%, mendojnë se zgjedhjet në vend nuk janë të lira dhe të drejta, tregon anketimi i porositur nga Misioni i OSBE-së në Mal të Zi, e që është kryer nga 8 deri më 17 tetor prej agjencisë Damar, në të cilin morën pjesë 1200 të anketuar.

Pak më shumë se gjysma e qytetarëve (51.8%) në përgjithësi mendojnë se zgjedhjet në Mal të Zi janë të drejta dhe të lira, por një numër jashtëzakonisht i lartë (80.2%) besojnë se mashtrimi zgjedhor është problem në zbatimin e proceseve zgjedhore në Mal të Zi. Kur bëhet fjalë për reformën zgjedhore, pothuajse gjysma e qytetarëve (49.7%) besojnë se është e nevojshme, dhe shumica “(58%) thonë se ajo duhet të zbatohet urgjentisht.

Hulumtimi përfshin edhe tema që kanë të bëjnë me vlerësimet e përgjithshme të qytetarëve për zgjedhjet, si dhe me procesin e vazhdueshëm të reformës zgjedhore. Sondazhet e opinionit publik të këtij lloji synojnë të përgjigjen se si qytetarët e perceptojnë mjedisin e përgjithshëm institucional dhe juridiko-politik në të cilin mbahen zgjedhjet”, thonë nga OSBE. Rezultatet tregojnë se ekziston nevoja për të forcuar më tej transparencën dhe profesionalizmin e organeve të administratës zgjedhore.

“Anketimi tregon se rreth 89,9% e të anketuarve besojnë se funksionimi i KSHZ-së ndikon në procesin demokratik zgjedhor dhe besimin që qytetarët kanë në vetë zgjedhjet. Shumica e të anketuarve besojnë se kryerja e zgjedhjeve duhet të jetë përgjegjësi e profesionistëve , një administrate të pavarur dhe politikisht neutrale, e cila do të mbrojë ligjshmërinë e zhvillimit të procedurës zgjedhore”, thuhet në hulumtim.

  • 1

    Radio