Sociale Më shumë

Fillimi i vitit të ri shkollor

Prej tvteuta09:57, 2 Shtator 2015

Një shtatori karakterizon fillimin e vitit të ri shkollor. Edhe në Komunën e Ulqinit pikërisht në këtë datë bankat e shkollave priten nxënësit si dhe një numër të konsiderushëm të fillestarëve. Rrugët e qytetit deri në fund të muajit gusht kishin kuptimin e turizmit, ndërsa tani është një kënaqësi tjetër të shohësh fëmijët me çanta në krah. Në shkollën fillore Boshko Strugar për këtë vit akademik janë regjitruar gjithsej 45 nxënës në gjuhën shqipe dhe malaeze, u shpreh drejtori i kësaj shkolle Miodrag Androviq.
Ajo që presin nga ky vit akademik është një sukses i mirë i nxënësve, e padyshim që ky sukses do të arrihet me një përkushtim edhe të stafit mësimdhënës të kësaj shkolle, e posaçërisht një përkujdesje është edhe për nxënësit me aftësi të kufizuara.
Duke u dëshiruar suksese nxënësve dhe mësimdhënësve në këtë vit të ri akademik, shpresojmë që herë pas here të sjellim në ekran aktivitete nga nxënësit e shkollave të Komunës së Ulqinit.

  • 1

    Radio