Digjet e gjithë ordinanca, nuk ka të lënduar

Prej tvteuta15:06, 19 Nëntor 2021

Sot rreth orës 14;20 ka shpërthyer zjarr në ordinancën private mjeksore në afërsi të gjimnazit “Vllazërim Bashkim”. Në momentin e shpërthimit të zjarrit nuk është gjenduar askush brënda.

Ekipi i Shërbimit të mbrojtjes dhe shpëtimit ka marrë lajmërin në ora 14:27 dhe menjëherë kanë shkuar në vendngjarje, kja deklaruar për Televizionin Teuta kryeshefi i këtij shërbimi Saubih Mehmeti.

Mehemeti u shpreh se  ka qënë e vështirë që të dëpërtohet brënda objektit për shkak të dëndësisë së lartë të dikosidit të karbonit të shkaktuar nga shkrumimi i  lënëdëve plasite.

Për fat të mirë nuk ka lëndime në njerëz, ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme. Objektet për rreth janë të gjitha të sigurta , tani më nuk paraqitet kurrfarë rreziku, deklaroi Mehmeti.

Aksioni ka përfunduar me sukses brënda një ore, nërsa hetimet për shkakun e zjarrit vazhdojnë.

  • 1

    Radio