Aktuale Më shumë

Sot mbahen zgjedhjet lokale në Guci, në të cilat marrin pjesë pesë parti

Prej tvteuta15:22, 15 Shtator 2024

Sot mbahen zgjedhjet lokale në Guci, në të cilat marrin pjesë pesë parti.

Në garë zgjedhore janë grupi i qytetarëve Lëvizja për Gucinë, koalicioni i Partisë Boshnjake , Social Demokratët dhe Partia Socialdemokrate, Mali i Zi Demokratik, koalicioni i Forumit Shqiptar dhe Partia Demokratike, Unioni Demokratik i Shqiptarëve dhe Partia Demokratike e Socialistëve.

Kryetari i Komisionit Komunal të Zgjedhjeve Sanid Rexhepagiq tha për agjencinë MINA se të drejtën e votës në zgjedhjet në Guci kanë 4618 qytetarë.

Qytetarët do të votojnë në dhjetë vendvotime, të cilat do të jenë të hapura nga ora 07:00 deri në 20:00.

Fadil Ulaj është në krye të listës së grupit të qytetarëve Lëvizja për Guci, ndërsa listën e koalicionit BS-SD-SDP “Zemër për Gucinë” e kryeson kryetari aktual i komunës Sanell Balliq.

Bartësja e listës demokrate është Minella Çekiq, ndërsa kryesuesi i listës “Bashkë për Gucinë” të Forumit Shqiptar dhe UDSH-së është Salih Gjonbalaj.

Demir Bajroviq është bartës i listës së PDS-së “Gucia mundës më mirë- Demir Bajroviq”.

  • 1

    Radio