Aktuale Më shumë

Qeveria miratoi projektligjin për të drejtën e autorit dhe të drejtat e përafërta

Prej tvteuta13:09, 16 Shtator 2024

Ne kemi bërë një tjetër hap të madh për rrugëtimin tonë evropian. Qeveria e Malit të Zi miratoi Projektligjin për të drejtën e autorit dhe të drejtat e përafërta me Raportin nga dëgjimi publik, si dhe Projektligjin për komunikimet elektronike me raportin nga dëgjimi publik, tha nënkryetari i Qeverisë për Politikë Ekonomike dhe Ministri i Zhvillimit Ekonomik Nik Gjeloshaj.
“Për të mbyllur me sukses Kapitujt 7 (Ligji i Pronësisë Intelektuale) dhe 10 (Shoqëria e Informacionit dhe Mediat), propozimet e ligjeve të lartpërmendura i kam paraqitur në seancën e Qeverisë së Malit të Zi, ku miratimi i tyre konfirmon punën e jashtëzakonshme dhe mbresëlënëse të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik në këtë fushë”, shtoi Gjeloshaj.
Gjeloshaj theksoi se është krenar që Ministria e Zhvillimit Ekonomik vazhdon të ndërmarrë hapa vendimtar në procesin e anëtarësimit të Malit të Zi në BE.
“Tani jemi një ditë më afër zhvillimit ekonomik, një ditë më afër familjes së madhe evropiane”, përfundoi ai.

  • 1

    Radio