Rajoni/Bota Më shumë

Zgjedhjet lokale në Kosovë me 22 tetor

Prej tvteuta15:28, 21 Qershor 2017

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka caktuar datën 22 tetor 2017 për mbajtjen e zgjedhjeve lokale. Në mbështetje të nenit 4 të Ligjit për Zgjedhjet Lokale, nenit 6 të Ligjit për Presidentin e Republikës së Kosovës, pas konsultimit me partitë politike, presidenti Thaçi ka marrë vendim që zgjedhjet për organet vetëqeverisëse lokale të mbahen më 22 tetor 2017.

“Presidenti ka udhëzuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve lokale, në përputhje me vendimin e tij dhe legjislacionin në fuqi”, thuhet në njoftim.

  • 1

    Radio