Aktuale Më shumë

ZBATIMI I PLANIT “EVROPA TANI” SYNON TË RRISË STANDARDET E JETESËS

Prej tvteuta13:24, 21 Nëntor 2021

Zbatimi i planit “Evropa tani!” synon të rrisë standardin e jetesës në Mal të Zi, duke e bërë ekonominë tonë edhe më konkurruese dhe tërheqëse për investime. Paga mesatare neto në Mal të Zi është rritur për vetëm 40 euro në 10 vitet e fundit, nga 490 euro në vitin 2012 në 530 euro në vitin 2021, tha ministri i Zhvillimit Ekonomik Jakov Milatoviq në llogarinë e tij në Twitter.

“Me zbatimin e planit – paga mesatare neto në vitin 2025 parashikohet në 900 euro – që është diku në nivelin e Polonisë sot! Pa zbatimin e planit, fitimet mesatare neto do të rriten ngadalë, si më parë, dhe në 2025 do të arrijë një nivel prej përafërsisht 600 euro, që është niveli i sotëm i Bullgarisë”, ka theksuar Milatoviq.

  • 1

    Radio