Aktuale Më shumë

Zaga: Çështja e furnizimit me ujë në Kala do të rregullohet

Prej tvteuta15:03, 22 Korrik 2023

Ashtu si edhe në vitet e mëparshme gjatë sezonit veror situata e furnizimit me ujë të pijshëm në qytetin e Ulqinit paraqet një sfidë të vështirë për ndërmarrjen e ujësjellësit në qytetin tonë. Kjo vjen për shkak të konsumit mujor familjar që shumëfishohet gjatë kësaj periudhe por edhe prej amortizimit të rrjetit të ujësjellsit dhe problemeve të bartura ndër vite. Drejtuesit e ndërmarrjes së ujësjellësit shprehen të kënaqur me ndërhyrjet e kryera në rrjetin dhe furnizimin e përgjithshëm të qytetit megjithëse pranojnë se nuk kanë mundur të zgjidhin problemin në disa zona të qytetit që vazhdojnë të mos kenë furnizim të rregullt me ujë.

Ndërmarrja e ujësjellsit është përgjegjëse për furnizmin me ujë jo vetëm të lagjeve brenda qytetit të Ulqinit por edhe në zonat rurale rreth qytetit që janë konsumtatorë të kësaj ndërmarrje. Drejtori i ujësjellsit të Ulqinit shprehet se furnizimi i tyre është aktualisht i rregullt dhe i qëndrueshëm por ai bën gjithashtu një apel për banorët e këtyre zonave.
Pavarësisht kujdesit dhe punës së ndërmarrjes së ujësjellsit dhe kanalizimeve të Ulqinit, duket se problemet e furnizimit me ujë në Ulqin kërkojnë jo vetëm një vëmendje më të madhe në investime gjatë periudhës tjetër të vitit por edhe ndërgjegjësimin qytetar për kursimin e ujit duke pasur parasysh edhe ndryshimet e pashmangshme klimatike në rajonin tonë.

  • 1

    Radio