Aktuale Më shumë

Vuksanoviq Stankoviq kërkon përkrahjen e pakicave

Prej tvteuta17:03, 4 Mars 2023

Kandidatja pe Partisë Socialdemokrate (SDP) në zgjedhjet presidenciale, Draginja Vuksanoviq Stankoviq, ftoi përfaqësuesit e Partisë Boshnjake, të Iniciativës Qytetare Kroate, Forcës dhe disa partive të tjera shqiptare në takim me rastin e zgjedhjeve që do të mbahen më 19 mars.

Në një letër drejtuar përfaqësuesve të partive politike të pakicave, Vuksanoviq Stankoviq tha se është e kënaqur me faktin që ndan vlerat themelore me ta.“Jam i sigurt se edhe ju e vlerësoni politikën e PSD-së, kandidate e së cilës jam, veçanërisht në kohën e luftrave në rajon dhe avokimin tonë të qartë për të drejtat e popujve pakicë dhe mbështetjen në kohën e sfidave të mëdha nga e kaluara jonë e afërt”, thuhet në letër.

Ndërkohë ajo u takua me përfaqësuesit e Partisë Boshnjake, me të cilët tha ajo shkëmbeu mendime për zgjedhjet e ardhshme presidenciale. Bashkëbiseduesit konkluduan se Mali i Zi duhet të ketë si prioritete kyçe në periudhën e ardhshme forcimin e sundimit të ligjit, zhvillimin e balancuar ekonomik, integrimin evropian dhe forcimin e bashkëpunimit me aleancën e NATO-s, duke siguruar stabilitet të plotë politik dhe social të vendit.

Këto ditë pritet edhe takimi i saj me subjektet e tjera të pakicave. Sa u përket atyre shqiptare, përveç UDSH e cila si gjithmonë i ofroi përkrahje Gjukanoviq, të tjerat ende nuk kanë marrë vendim se cilin kandidat do të përkrahin në zgjedhje.

  • 1

    Radio