Aktuale Më shumë

Vizita e John Kerry në Tiranë, edhe për Kosovën

Prej tvteuta10:03, 15 Shkurt 2016

Vizita e Sekretarit amerikan të Shtetit, John Kerry, në Shqipëri, nga Qeveria e Kosovës shihet si një mundësi e mirë për shqiptarët në përgjithësi, por edhe për vendet e rajonit.

Kryeministri Isa Mustafa tha se, vizita e sekretarit amerikan do të ketë efekt në thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit të qeverisë amerikane me atë të Shqipërisë.“Unë e konsideroj një vizitë tepër të rëndësishme, jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për rajonin. Sa i përket Kosovës, ne jemi shumë mirënjohës për të gjithë atë, që qeveria amerikane e populli amerikan kanë bërë për ne.

Unë e konsideroj lart dhe e vlerësoj shume përkrahjen e Shteteve të Bashkuara për këtë rajon. Konsideroj se, vizita e tij do të ketë efekte në thellimin e bashkëpunimit të qeverisë amerikane me Qeverinë e Shqipërisë, por edhe me Qeverinë e Kosovës”, tha Isa Mustafa, kryeministër i Kosovës.

  • 1

    Radio